Sa shumë gjëra për t’u veçuar në fitoren e Mançester Junajtidit!

Mejzën Grinvud (Greenwood) ka tani më shumë gola sesa kishte Markus Rashfordi në moshën 19-vjeçare, Bruno Fernandez po vlerësohet si një lider dhe “djajtë e kuq” po përmbyten me lavdërime. E tillë atmosfera për Mançester Junajtidin pas fitores së dytë 3-0 radhazi në Premier Ligë, këtë herë në fushën e Brajtonit duke bërë që të synohej sërish katërshja e parë. Junajtid ka 52 pikë, Çelsi 54 e Leisteri 55, pra mund të arrihet deri në vendin e tretë, ndonëse rivalët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Fitorja u quajt sidomos për meritë të udhëheqjes në mesfushë nga Bruno Fernandes dhe Pol Pogba, por analistët deklaruan se kjo ishte një fitore e skuadrës, jo thjesht e dy lojtarëve. “Ai është një talent special, – tha trajneri Solskjer për Grinvudin, – unë besoj se ai ka një të ardhme të madhe këtu”. Për këtë djalosh, parashikimin e parë e kishte bërë legjenda Sër Aleks Ferguson, që kishte deklaruar se ai do të shkëlqente.

Sfidanti.al