Për paratë, “mos e pyet”, do të kushtojnë “qimet e kokës”, por trajneri i Mançester Sitit e di se “baballarët” nga Gjiri Persik i kanë xhepat të thellë dhe llogaritë bankare praktikisht të pafundme. Mediat angleze shkruajnë se Pep Guardiola synon që të marrë dy yje të Premier Ligës, si Harri Kejnin e Totenhemit dhe Xhek Grelishin e Aston Vilës, për t’i bërë bashkë me Fil Fodenin, e për të krijuar një treshe ofensive të jashtëzakonshme. Largimi i Agueros ka hapur një vend, Gabriel Zhezus edhe mund të largohet, ndërsa Rahim Stërling nuk është titullar i padiskutueshëm. Kështu shkon hierarkia tek Siti. Gjithsesi, për t’i marrë duhet thyer dy herë rekordi britanik i transferimeve, pasi Grelish do të kushtonte 100 milionë paundë stërlina (115 milionë euro) dhe Kejn plot 150 milionë paundë stërlina apo më shumë (mbi 170 milionë euro).
Sfidanti.al