Ronaldo mund të largohet, por Man. Junajtidi mban “shtrënguar” Bruno Fernandesin!

Në moshën 27-vjeçare e ka arritur formën që duhet të ketë një yll futbolli. Bruno Fernandes është padyshim një nga lojtarët më të mirë të Mançester Junajtidit, dhe mesfushori portugez cilësohet si një nga “gurët” e themelit në “Old Traford”. Drejtuesit e klubit anglez mendojnë për të ardhmen, pavarësisht nga dështimet e këtij sezoni, dhe e ardhmja duhet të jetë me Bruno Fernandesin, për të cilin ofrohet një kontratë të re 5-vjeçare me rrogë rreth 12 milionë paundë stërlina në sezon. Kjo është një rritje shumë e madhe në krahasim me 100 000 paundë stërlina në javë (rreth 5.2 milionë paundë në vit) që merr tani. Kështu, për dy portugezët tek Junajtidi parashikohet e ardhme e ndryshme, pasi Kristiano Ronaldo mendohet që mund të largohet edhe për shkak se “djajtë e kuq” pak besohet se mund të kualifikohen për në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al