Realizoi ëndrrën të luante në “Anfild”, por familja bëri tifo kundër tij!

Ekipi i divizionit të 4-t të Anglisë, Plimuth, bëri një sensacion të vërtetë, duke barazuar 0:0 me Liverpulin, por në qendër të vëmendjes, sidoqoftë, u ndodh lojtari i mesfushës së ekipit mik që luajti në “Enfild”. Dihet, përgjithësisht, se çfarë niveli të lartë ka kultura futbollistike angleze dhe pasioni për këtë sport, madje, ky nivel është kaq i lartë sesa, ka raste, kur ai i kapërcen edhe kufijtë e familjes. Provë e fundit në këtë drejtim është ndeshja e fazës së tretë të Kupës FA të Anglisë mes Liverpulit dhe Plimuthit të divizionit të 4-t që arriti të barazojë në “Enfildin” e famshëm. Megjithatë, në qendër të vemendjes doli futbollisti i ekipit mik (Plimuth), Keri Graham, që, në fakt, është tifoz i madh i Liverpulit, madje, me të gjithë familjen e tij.

“Para fillimit të ndeshjes, kur tifozët liverpulas filluan të këndojnë këngën e tyre tradicionale, doja që ta lija fushën, të shkoja në tribunë, të vendosja në qafë shallin, të bashkohesha me tifozët e ‘të kuqve’ dhe të këndoja bashkë me ta”, deklaroi ky futbollist i ri që është nga Dublini, duke pranuar se e gjithë familja e tij ndodhej e pranishme në këtë ndeshje, por se ajo bëri tifozllëk kundër tij! Liverpuli, në fakt, e dominoi të gjithë ndeshjen dhe e goditi portën e ekipit kundërshtar plot 28 herë, por Plimuthi u mbrojt më kurajë të madhe dhe e arriti synimin e vet. Tani, ndeshja e kthimit do të luhet përballë tifozëve të Plimuthit, në stadiumin “Houm Park”, ku lojtarët vendas do të përpiqen që sensacionin që bënë në ndeshjen e parë, ta bëjnë edhe më të plotë dhe ta eliminojnë “gjigantin e kuq”.

Sfidanti.al