Luan me Realin, por pagën e ka si të një lojtari të ligës së 3-të!

Në “detin” e futbollistëve jashtëzakonisht të paguar ende mund të gjesh nga ata që, megjithëse luajnë në klube të mëdhenj evropianë, marrin paga si “të vdekshmit e zakonshëm”. Te Barcelona, në listën e lojtarëve që paguhen më dobët, është edhe Serxhi Roberto që duhet thënë se është një futbollist mjaft i mirë, kurse te Reali i Madridit ekziston një lojtar që paguhet me një shumë “qesharake”. Fjala është për futbollistin Mariano Diaz që, në fakt, gjatë këtij sezoni, ka pasur shansin që të luajë më shpesh me ekipin “mbretëror”.

Ky pjesëtar i përfaqësueses së Republikës Dominikane shënoi një gol të artë, duke e përmbysur rezultatin, në ndeshjen me Deportivon, por edhe duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që luan, herë pas here, në ekip, ai vazhdon që të jetë lojtari më pak i paguar tek ekipi kampion i Evropës. Sipas medias spanjolle, paga që ai merr në jave, është vetëm 5000 sterlina modeste, ndërsa yjet e parë të ekipit marrin deri në 365 000 sterlina në javë! Aq sa merr ky lojtar i talentuar, pa asnjë problem e marrin futbollistët që luajnë në kategoritë e treta të vendeve evropiane. Mariano Diaz është lindur më 1993 në Barcelonë, ndërsa hapat e parë në futboll i ka bërë në Madrid. Ai ka luajtur me ekipin e të rinjve të Realit të Madridit, ku ka qenë një nga lojtarët më efikasë dhe Zidane e rekomadoi atë, gjatë këtij sezoni, që të luante me ekipin e parë.

Sfidanti.al