Reali duhet të mendohet për Pogbanë, pasi Solskjeri nuk e jep!

Ndoshta është një lojë për të rritur “pazarin”, por fjalët janë pikërisht të tilla. Ole Gunar Solskjer nuk ka ndërmend ta lëshojë kaq lehtë yllin e tij kryesor, dhe për të qenë serioz lëshoi një paralajmërim për Realin e Madridit. “Pogba është një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe nuk kemi ndërmend që të mbetemi pa të”. Madrilenët u përpoqën në verë, të paktën sipas mediave, që ta merrnin kampionin e botës nga Mançester Junajtidi, por nuk ia dolën.

Çmimi i vendosur për kartonin e tij shkoi nga 150 deri në 180 milionë euro. Besohet se trajneri Zidan do të synojë në verë përsëri, por Solskjer ka idetë e tij, edhe pse Pogba nuk luan për Junajtidin që nga 30 shtatori për shkak dëmtimi. Francezi nuk ka pasur marrëdhënie të mira me ish-trajnerin Zhoze Murinjo, është kritikuar shumë, dhe thuhet se pati përplasje edhe me Solskjerin, por norvegjezi sërish e vlerëson lart.

Sfidanti.al