Reali apo Liverpuli? Jo, jo, Çelsi në “pole position” për Alisonin

Portieri i Brazilit është dëshirë e shumëkujt dhe besohet gjerësisht se Reali i Madtridit ka epërsinë ndaj çdo rivalie, veçse nuk duket të jetë kështu. Mediat britanike shkruajnë se në garën mes spanjollëve dhe Liverpulit, është futur Çelsi, i cili mesa duket po i “parakalon” të gjithë.

Arsyeja kryesore është ajo financiare, pasi blutë e Londrës kanë ofruar gati 70 milionë euro, aq sa kërkon Roma, ndërsa Reali e Liverpuli nuk kanë arritur te kjo shifër. Reali, madje nuk dha më shumë sesa 40 milionë euro, a thua se po tallej. Alison është portier i Romës dhe i Brazilit, një nga talentet më të mëdhenj të portës sot për sot.

Gjithsesi, Reali mund të mos dalë pa gjë nga kjo histori, pasi presidenti Perez gjithnjë ka pëlqyer portierin e Çelsit, belgun Tibo Kurtua.

Sfidanti.al