Rashford, “guri i themelit” për Mançester Junajtidin e ri

Ole Gunar Solskjer duket se i ka idetë të qarta në “Old Traford”. Trajneri norvegjez nuk dëshiron të provojë një sezon të dytë si ai i vjetshmi me Mançester Junajtidin, ndaj po ndërton skuadrën e tij të re. Një nga “gurët e themelit” për “djajtë e kuq” është sulmuesi Markush Rashford, i cili rinovoi kontratën. Sulmuesi 21-vjeçar, i formuar në akademinë e Junajtidit, firmosi marrëveshjen që vlen deri në 2023 me rrogë që raportohet se është 300 000 paundë stërlina në javë, apo rreth 340 000 euro.

Rashfordi u bashkua me klubin në moshën 7-vjeçare, dhe deri tani ka luajtur 170 ndeshje, në të cilat ka shënuar 45 gola e ka shërbyer 26 asiste. “Mançester Junajtidi ka qenë gjithçka në jetën time që kur mbërrita këtu si fëmijë, – u shpreh sulmuesi, – këtu jam rritur dhe formuar si njeri dhe si lojtar, dhe është një privilegj i madh që mund të vesh çdo ditë këtë fanelë”. Junajtid nxitoi për kontratën, pasi u mendua që Barcelona po mendonte për Rashfordin.

Sfidanti.al