Një “tradhëti” po ndodh në koshin spanjoll. Lojtari me origjinë malazeze, por me nënshtetësi të Spanjës, duket se do të luajë për Barcelonën sezonin që vjen, ndërsa në të kaluarën ka qenë për 6 vjet basketbollist i Realit. Ylli i NBA-së, aktualisht me Miluokin, duket se dëshiron të kthehet në Europë, pas 5 vjetësh në SHBA, dhe Barça është më pranë plotësimit të kushteve financiare. Gazetat spajnolle raportojnë se 28-vjeçari i lindur në Podgoricë (atëherë Titograd) të Malit të Zi, pritet të fitojë 70 milionë euro për 6 vjet, apo 11.6 milionë euro në sezon, të paktën kjo ka qenë kërkesa e tij.
Reali e pati mundësinë për ta marrë, por e refuzoi këtë pagesë, ndërsa katalanasit mund ta pranojnë, edhe sepse duan të prishin dominimin madrilen në Spanjë gjithë këta vjet. Madrilenët po shpenzojnë për të mbajtur të bashkuar skuadrën që doli kampion sivjet, ndërsa vjet fitoi Euroligën, duke rinovuar me gjigandin Tavarez, e duke i ofruar shtim kontrate yllit argjentinas Fakundo Kampaso, që kërkohet në NBA.
Sfidanti.al