Premier League studion rifillimin; të gjitha ndeshjet, nga qershori në Uembli

Në Angli, 20 klubet e Premier League Angleze po vazhdojnë të diskutojnë për  rifillimin e kampionatit, ndërkohë që në vend lufta kundër coronavirusit po bëhet akoma më e ashpër. Sipas medias britanike të gjithë synojnë për gjetjen e mënyrës më të mirë të mundshme dhe kjo javë pritet të jetë e rëndësishme për përcaktimin e një date për rinisjen e Premier League që me shumë gjasa do të ndodhë në qershor.

Media britanike thekson gjithashtu se Federata Angleze e Futbollit po mendon të ofrojë stadiumin mitik Ëembley ku mendohet të luhen 4 ndeshje në ditë. Por jo vetëm kaq, mësohet se në dispozicion të klubeve ve do të jetë edhe National Football Center në St.George Park me 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli që do të mund të përdoren si bazë për stërvitjen e futbollistëve në karantinë për të ruajtur sa më shumë unitetin e lojtarëve dhe personelit

Duke e marrë të mirëqenë se nuk do të ketë rreziqe për shëndetin, fjali në rend të ditës është ‘Të mbyllet sezoni’; ndeshjet për t’u luajtur janë 92. Klubet po ndjejnë presion edhe për faktin se në lojë janë të ardhurat financiare, sidomos ato që sigurohen nga të drejtat televizive; nëse kampionati nuk do të mbyllet përfundimisht, klubet do t’u duhet t’u kthejnë Sky Sports dhe BT Sport  respektivisht 371 dhe 50 milionë Paund, që do të ishte një goditje e fortë edhe për ekonominë e një futbolli të pasur si ai anglez që ashtu si të gjithë është gjunjëzuar nga coronavirusi.

Sfidanti.al