Premier League, Liverpul nuk ndalet, mund edhe Celsin dhe bëhen 6 nga 6

Liverpulin nuk ka kush ta ndalë në Premier Leaguen angleze. Skuadra e The reds regjistroi një tjetër fitore dhe këtë radhë ajo erdhi në Londër në Stamforrd Bridge në supersfidën me Celsin me rezultatin 2-1 dhe tani është me 18 pikë të plota pas 6 javëve ndërkohë që vijon ëndrra për fitimin e titullit që The Reds I mungon prej 30 vitesh.

Në Stamford Bridge, Liverpulit iu deshën 14 minuta për të marrë avantazhin. Në një goditje dënimi Salah arrin të gjejë Aleksander-Arnold që thyen portierin Kepa. Telashet për Lampard shtohen pasi detyrohet të zëvendësojë Emerson të dëmtuar, një fat që më vonë e pati edhe Kristensen. Në përgjithësi fati nuk ishte me Blutë të cilët arritën të gjejnë golin e barazimit me Azpilikuetën, por që u anulua nga sistemi VAR  për një pozicion jashtë loje.

Nga barazimi I mundshëm 1-1, rezultati shkon në 2-0 për Liverpulin që gjeti golin e dytë  me Firminon pas ekzekutimit perfekt të një goditje dënimi nga Robertson. U duk se kjo ndeshje do të ishte një monolog I lIverpulit, por në minutën e 71 Celsi u zgjua dhe shkurtoi rezultatin në 2-1 me një gol fantastik të Kante. Në këtë pikë Liverpuli mund të pësonte një goditje tjetër, por kjo nuk ndodhi  pasi rezistoi mjaft mirë sulmeve të fundit të Celsit për të mbyllur këtë sfidë me fitoren 2-1 një sukses ky që është thelbësor, pasi Liverpuli duket një skuadër e pjekur për të tentuar titullin kampion të Anglisë.

Sfidanti.al