Spiunazh në Premier League; Liverpul hakeroi bazën e të dhënave të Mancester Sitit!

Mancester Siti dhe Liverpuli janë dy favorite kryesore për titullin kampion të Premier Leagues, sic ishin edhe vitin e kaluar, por rivaliteti mes tyre nuk është vetëm në aspektin sportive. Sipas asaj që publikohet te periodikja ‘the Times’, skuadra e ‘The Reds’ u detyrua t’I paguajë Mancester Sitit 1 milionë Paund pasi pranoi se hakeroi bazën e të dhënave të kampionëve të Anglisë.

Gjithnjë sipas ‘The Times’, Liverpuli hyri në sistemin e skautimit të Manchester Sitit për një periudhë 8 mujore në qershor të vitit 2012 deri në shkurt të 2013. Citizens e kuptuan cfarë po ndodhte kur rivalët etyre shfaqën interes për blerjen e spanjollit Paolo Fernandes që në atë kohë ishte lojtar I Real Saragozës që në fund u transferua te skuadra  nga Mancesteri në vitin 2017

Pasi zbuloi këtë thyerje të sigurisë në sistemin informatik, Mancester Siti përshpejtoi hapat për blerjen e Fernandinjos dhe Hesus Navas. ‘The Times’ thekson se Drejtori Sportiv I  ‘The Reds’, Majkëll Eduards dhe dy ish anëtarë të Mancester Sitit që u larguan te Liverpulin, ishin ata që përdorën fjalëkalimet e punonjësve të ‘sky blue’ për të hyrë në bazën e të dhënave.

Në akordin e arritur mes dy klubeve, Liverpuli pranoi fajin e tij. E gjithë kjo histori ishte konfidenciale dhe u mbajt e fshehur deri tani. ‘The Times ‘ e përkufizoi këtë skandal si shembulli I sjelljes më të keqe të bërë ndonjëherë  mes klubeve të Premier Leagues.

Sfidanti.al