Portieri i Çelsit, Kurtua, do të largohet për te Reali i Madridit

Portieri i Çelsit dhe i përfaqësueses së Belgjikës, Tibo Kurtua, do t’i japë fund qëndrimit të tij tek ekipi londinez, pas përfundimit të këtij sezoni, dhe do të shpërngulet për te Reali i Madridit, njofton gazeta spanjolle “Marka” që, zakonisht, është shumë e informuar lidhur me atë që ndodh në klubin “mbretëror” (Reali i Madridit). Kështu që ky lajm mund të merret në konsideratë me një dozë të lartë sigurie, sidomos, duke pasur parasysh se edhe vetë “gardiani” i portës së Çelsit u ka thënë miqve të tij më të afërt në “Stemford Brixh” se, këtë verë, ai do të kthehet në Spanjë.

Reali, verën e kaluar, u përpoq që të blinte portierin David De Hea, por transferimi i tij dështoi, sepse dokumentet e tij nuk u dërguan në zyrën përkatëse të Primeras deri në afatin e fundit, kështu që portier i parë i “mbretërorëve” u bë Kejlor Navasi, ndërsa De Hea nënshkroi një kontratë të re me Mançester Junajtidin. Tibo Kurtua, para se të vinte te Çelsi, ka mbrojtur portën e Atletikos së Madridit.

Sfidanti.al