Pol Pogba,  a mundet të jetë “zoti” në Premier

Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin beson se ish bashkëlojtari i tij te ‘Zonja e Vjetër’ mund të shndërrohet në një yll te United, pavarësisht se e ka nis keq sezonin

Ish mbrojtësi i Brazilit, Lucio, mendon se Paul Pogba do të rikthehet në më të mirën e tij së bashku me Manchester Unitedin, pavarësisht se nuk e kanë nisur mirë sezonin.

Pogba u transferua nga Juventusi te ‘Djajtë e Kuq’ për 110 milionë euro dhe ish bashkëlojtari i tij te Juventusi, Lucio, mendon se me Pogban, Unitedi do të rikthehet sërish në vitet e arta.

“Mendoj se Pogba ka gjithçka që i duhet për të shkëlqyer te United. Ai ka personalitet, fuqi dhe talent për të qenë i suksesshëm në Angli”, tha Lucio.

“Ai është djalë shumë i mirë dhe punon shumë. Besoj se do të luajë një rrol të rëndësishëm te United”, shtoi braziliani. /Express/