Lëvizje ka, por priten të jenë edhe më të shumta. Pol Pogba nuk ka pranuar të udhëtojë me Mançester Junajtidin drejt Kardifit për miqësoren ndaj Milanit, një sinjal i qartë i vullnetit të tij për të shkuar tek Reali i Madridit. Tabloidi “Deili Meil” informon se kampioni i botës po përpiqet që të detyrojë klubin që të pranojë transferimin për në Spanjë, dhe të pranojë ofertën e madrilenëve prej 160 milionë eurosh. Nuk dihet nëse trajneri Ole Gunar Solskjer do të bjerë dakord, ndërsa afati i fundit i lëvizjeve në futboll në Angli është 8 gushti, një ditë para fillimit të Premier Ligës.
Mançester Junajtid, ndërkaq, ka finalizuar marrjen e mbrojtësit të Leisterit, Harri Megajer. Lojtari 26-vjeçar u bë rekordmen botëror për një mbrojtës, pasi për të u paguan plot 85 milionë paundë stërlina, që do të thotë mbi 95 milionë euro. Megajer shkëlqeu në Kupën e Botës në Rusi me kombëtaren angleze, duke shënuar edhe gol, ndërsa transferimi i tij theu rekordin botëror vendosur vjet nga Liverpuli që pagoi 85 milionë euro për Van Dajkun.
Legjenda e klubit Sër Aleks Ferguson bëri shaka dhe hoqi një vërejtje. “Ata duhet ta mbyllin djaloshin në një dhomë dhe të mos e lënë që të dalë pa firmosur, – citon “Deili Meili”, Sër Aleksin, – nuk e di sesi klubi nuk e mori më parë”.
Ndërkaq, Junajtidi shpreson që të kryhet shkëmbimi mes Romelu Lukakut e Paulo Dibalës së Juventusin. Sulmuesi pritet të shkojë në Itali, ndërsa argjentinasi të ketë një rrogë vjetore mbi 11 milionë euro në sezon.
Sfidanti.al