Mark Markez bën një kryevepër të vërtetë në Ceki duke fituar pole position në këtë ndalesë të Botërorit të MotoGP që është e 58 për të në karrierë. Piloti spanjoll i Hondës e përshkoi pistën e Brno me gomat e buta me kohën 2 minuta 2 sekonda e 753 të mijtat një sukses ky i arritur me asfaltin e lagur të pistës në disa pjesë të saj.
Markez montoi gomat e buta ashtu sikurse edhe shumë kolegë të tij në momentin kur pista u duk se po thahej, por ishte i vetmi që dha maksimumin në pistë duke marrë përsipër rreziqe të jashtëzakonshme duke e ulur kohën e tij në dy momente dhe për ta cuar në 58 numrin e pole positioneve të fituar duke barazuar rekordin e Mik Duhan.
Markez edhe në kushtet me reshje shiu arriti të krijojë një diferencë të madhe me pilotin e vendit të dytë, Miller me 2.524 sekonda më shumë ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Johan Zarko me 2.598 sekonda më shumë se spanjolli
Të mëdhenjtë e tjerë të MotoGP nuk mund të bënin gjë tjetër bvecse të të shihnin teksa Markez të bënte cfarë dëshironte në pistë. Gjithsesi Doviciozo arriti të renditej në vendin e katërt, një rezultat i mirë ky duke parë ngjarjet në pistën ceke, Valentino Rossi do të niset nga vendi i 7, ndërsa Maverik Vinjales do të jetë në vijën e tretë të startit të garës.
sfidanti.al