Pogba mban Man.United në ankth, mund të operohet

Paul Pogba mban Manchester United në ankth. Mesfushori francez që nuk luan një ndeshje që nga 12 shtatori për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral në kofshën e majtë me shumë gjasa do t’i nënshtrohet një operacioni. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze ‘LEquipe’ e cila citon opinionin e Sakari Oravës, kirurgut finlandez që po ndjek Pogbanë. Sakari Orava që operoi edhe Ousmane Dembele, dëmtimi i Pogbasë është ndryshe nga ai i sulmuesit të Barcelonës pasi mund të kurohet edhe pa një ndërhyrje kirurgjikale, por për mesfushorin operacioni është një zgjidhje shumë e mirë dhe se një vendim përfundimtar do të merret javën e ardhshme.

Sfidanti.al