Poçetino apo Gigsi, kush mund ta zëvendësojë Solskjerin tek Junajtidi?!

Në Angli besojnë se shefi ekzekutiv, Ed Uduord, nuk ka ndërmend të presë shumë. Po bëhen dalë nga dalë 2 vjet që nga emërimi i Ole Gunar Solskjerit në stolin e Mançester Junajtidit dhe rezultatet nuk duken ende aq të mira sa shpresoheshin. Trajneri norvegjez rrezikon dhe tabloidet vendosin bast se do të jetë Maurisio Poçetino pasardhës i tij nëse nuk do të ketë kthesë. Gjithsesi, ish-sulmuesi i “djajve të kuq”, Mark Hjuxh, mendon për një emër tjetër. “Pse të mos jetë trajner Rajan Gigsi, – thotë uellsiani për teknikun e kombëtares së Uellsit, – nuk ka arsye që ai të mos jetë ndër kandidatët”. Gigsi ka qenë një yll i Mançester Junajtidit të Sër Aleks Fergusonit. Pozitat e Solskjerit janë dobësuar pas lëkundjeve të fillimit të sezonit, sidomos pas humbjes 1-6 në “Old Traford” me Totenhemin e Murinjos, edhe pse sezonin e kaluar skuadra u kualifikua për në Champions.

Sfidanti.al