Shumë pikëpyetje u ngritën dhe shumë kritika vërshuan ndaj trajnerit Arsene Wenger, por tashmë dalin në dritë të reja që zbulojnë arsyen e vendimit të çuditshëm të trajnerit francez.
Wenger dhe klubi nuk kanë lëshuar ende komente në lidhje me këtë histori, me trajnerin që nuk shpjegoi pas ndeshjes as arsyet që e çuan te vendimi i lënies në stol të lojtarit të vet më të rëndësishëm.
Gjithsesi, mediat britanike raportojnë se gjithçka ka ndodhur për shkak të një sherri mes sulmuesit e trajnerit francez.
Në një seancë stërvitore javën e shkuar sulmuesi 28-vjeçar ka debatuar ashpër me trajnerin dhe disa nga shokët e skuadrës, para se të largohej para kohe nga stërvitja, ndërsa tashmë është e qartë që “divorci” është i pashmangshëm.
Sançez dëshiron skuadër të nivelit të lartë, Arsenali nuk duket i aftë të rivalizojë për titull në Angli, ndaj kiliani kërkon largimin, me Juventusin në Itali, por edhe klube të tjerë, që janë gati ta mirëpresin, edhe pse çmimi i tij është “i kripur”.