Federata Angleze e Futbollit ka dënuar Zlatan Ibrahimovic dhe Tyrone Mings të cilët u bënë protagonistë të një përplasje që i kaloi caqet sportive gjatë ndeshjes.
Sulmuesi i Manchester United dhe mbrojtësi i Bournemuth u perplasen gjatë barazimit 1-1, ku fillimisht Mings shkeli me taka në kokë Ibrahimovicin që pak minuta më vonë u hakmerr duke e goditur me bërryl. Madje Ibra edhe u tall me humor se kundershtari i tij kishte kercyer pak, deri tek bëryli…sikur te ishte faji i Mings per demtimin.