Trajneri i Celsit, Antonio Konte, mori vendimin e fundit rreth së ardhmes së Sesk Fabregasit dhe Nemanje Matiçit. Strategu italian vendosi që ta mbajë mjeshtrin e asistencave, spanjollin Fabregas, dhe të lirohet nga shërbimet e serbit Matiç. Duket pak i habitshëm vendimi i Kontes lidhur me futbollistin serb, pasi ky i fundit, gjatë sezonit të kaluar, ka qenë përshirë vazhdimisht në formacionin e parë nga ana e Kontes, kurse Fabregasi ka luajtur në formacionin e parë, vetëm atëherë, kur “blutë” e Londrës luanin me ekipe të dobta ose ka luajtur në dhjetë minutat e fundit të ndeshjeve.
Sidoqoftë, duhet të pranohet se Celsi ka më shumë nevojë për cilësitë sulmuese të Fabregasit sesa për aftësitë e Matiçit në mbrojtje që, sidoqoftë, do të përforcohet mbas ardhjes në ekip të Bakajokës. Kështu që, nëse Matiçi do që të luajë futboll çdo javë, ai duhet të gjejë një ekip të ri. Tani për tani, destinacion i Matiçit, sikurse thuhet, është Junajtidi, pasi ai i pëlqen Zhoze Murinjos që u përpoq që ta sillte mesfushorin serb në “Old Traford” që verën e kaluar, por, atëkohë, Celsi refuzoi që ta shiste atë.
Sfidanti.al