Për De Gean s’ka më mirë se “shtëpia” Mançester Junajtid!

Nuk është shtëpia e tij origjinale, pasi ai ka bërë një rrugë të gjatë deri në Veriun e Anglisë. Gjithsesi, shtëpia është aty ku ndihesh më mirë, dhe duket se David De Gea ndihet më mirë tek Mançester Junajtidi. Përtej zërave se ai kërkohet nga Reali i Madridit, dhe pse jo, edhe nga klube të tjerë të mëdhenj të Europës, portieri spanjoll me shumë gjasa e ka ndarë mendjen  të mos lëvizë nga “Old Trafordi”.

Arsyeja kryesore që De Gea do të mbetet në skuadrën e Murinjos besohet se nuk është rroga prej 400 mijë eurosh në sezon, por sidomos projekti fitues që trajneri portugez ka në mendje. Portieri e di se Murinjo do të shpenzojë pa fund derisa të krijojë një skuadër që të konkurrojë me Barcelonën, Realin e Madridit apo Bajernin në Europë, si dhe me Mançester Sitin në Premier Ligë. Trajneri duhet të ketë qenë shumë bindës, dhe tani duhet të jetë edhe më i qetë se projekti i tij fitues do të realizohet.

Sfidanti.al