Nikolas Pepe që deri tani ka luajtur me Lilin francez, shumë shpejt do të bëhet lojtari i ri i Arsenalit, ndërkohë që ai ka qenë një nga futbollistët më të dëshiruar gjatë këtij sezoni veror transferimeve. Ai, në fakt, synohej nga disa klube të mëdhenj evropiane, por në fund, sikurse doli tani, ai zgjodhi klubin londinez.
Pepe ka shkuar në Londër për kontrollet mjekësore përkatëse dhe menjëherë mbas tyre ai publikoi në rrjetët sociale figurën e vet me bluzën e Arsenalit. Thuhet se Arsenali do t’i paguajë Lilit për Pepen 72 milionë euro, 20 milionë euro menjëherë dhe 52 milionë euro të tjera me këste gjatë pesë viteve të arshshëm. Pepe është përforcimi i katërt i Arsenalit mbasi më parë në këtë klub londinez kanë ardhur Saliba, Martineli dhe Sebajos.
Trajneri Unai Emeri është i lumtur që skuadra e tij do të ketë një sulmues me lojë “direkte” drejt portës, që do t’i japë mundësi të luajë në mënyrë më vertikale, për të zënë në befasi mbrojtjet kundërshtare. Pavarësisht pranisë së Lakazetit apo Obamejangut, sërish Arsenali kishte nevojë për një lojtar që shkon menjëherë drejt portës, dhe Pepe është i tillë.
Sfidanti.al