Paradoksi i Premier League, të ardhura 3.6 mld Paund, bilanci me humbje

Në sezonin 2015/2016, klubet e Premier Leagues angleze patën një rritje të të ardhurave të tyre. 3.6 miliardë Paund ishte shifra e arkëtuar prej tyre në këtë sezon, dicka që u konfirmua nga ‘Deloitte’. por pavarësishtkëtij fakti, bilanci financiar i  20 skuadrave të këtijn kampionati, vazhdon të rezultojë me humbje, shifër e cila arrin në 110 milionë Paund.

Sipas Deloitte, ato që kanë regjistruar rritjen më të madhe të të ardhurave janë dy klubet e Manchesterit, United dhe City që kanë mundur të arkëtojnë së bashku sa 50%   e shumës së të gjithë skuadrave të Premier League. Deloitte thekson se  Manchester Unitet ka siguruar rritjen me 30% të të ardhurave nga pjesëmarrja në Champions në sezonin 2015/2016 si dhe nënshkrimi i kontratave të rëndësishme të sponsorizimit

sfidanti.al