Para per te tere! Manchester United, 660 milionë Euro të ardhura

Sezoni 2016/2017 ka qenë mjaft pozitiv për Manchester United edhe në aspektin ekonomik. Skuadra kampione e Europa League ka regjistruar një rekord të ardhurash prej 660 milionë Eurosh, një shifër kjo që është 12.8% më e lartë se të ardhurat e përfituara një sezon më parë. Duke bërë diferencën mes të ardhurave dhe shpenzimeve, bilanci i Manchester United rezulton të jetë pozitiv me 91.5 milionë Euro. Mësohet se arkëtimin më të madh Manchester United e ka siguruar nga të drejtat Televizive e sidomos nga kontrata e re e nënshkruar me SKY për transmetimin e ndeshjeve të Premier League dhe atyre të Europa League. Shifra e përfituar vetëm nga ky aspekt i Manchester United arriti në 220 milionë Euro, 38.2% më e lartë se në 2016. ndërkaq, përsa i përket anës tjetër të bilancit, ka pasur edhe një rritje të kostove në 579 milionë Euro.

sfidanti.al