Gianni De Biasi, pas Shqipërisë do tentojë mrekullinë dhe me Alaves?

Gianni De Biasi është një trajner që i ka përzemër sfidat në dukje të pamundura për t’u fituar. Pasi bëri mrekullinë me Kombëtaren shqiptare duke e drejtuar në Evropianin e Francës, tekniku 61 vjecar do të tentojë të bëjë një tjetë mrekulli, këtë radhë në kampionatin Spanjoll me Deportivo Alaves. Gianni De Biasi do të jetë trajneri i kësaj skuadre më të cilën do të firmosë fillimisht një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin e saj edhe për sezonin e ardhshëm. Tek Deportivo Alaves besojnë shumë te karakteri i De Biasit që është shfaqur si një menaxher i aftë  i grupit të lojtarëve si dhe një motivues shumë i mirë. Për Gianni De Biasin ky është një rikthim në futbollin spanjoll pas 10 vitesh, skuadra e mëparshme e tij në La Liga ka qenë ekipi valencian i Levantes. Trajneri 61 vjecar do të nisë aventurën e tij me Alaves me përballjen ndaj Realit të Madridit. Deportivo Alaves ndodhet në vendet e fundit së bashkui me Malagën në La Liga pas 5 ndeshjeve me 0 pikë të grumbulluara

sfidanti.al