Janë shitur pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Xhoshua-Pulev

Dueli i boksit mes Entoni Xhoshuas dhe Kubart Pulevit ka ngjallur një interesim mjaft të madh, saqë deri tani janë shitur rreth 79 000 bileta të kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet, më 28 tetor, në stadiumin “Prinsipaliti” të Kardifit (Uells). Të disponushme janë edhe 1000 bileta të tjera për këtë ndeshje spektakël, ku do të dyluftojnë titullmbajtësi i versioneve WBA, IBF dhe IBO, britaniku Entoni Xhoshua, dhe sfidanti i tij, bullgari Kubart Pulev.

Xhoshua, deri tani, ka fituar në të gjitha 19 ndeshjet që ka zhvilluar në karrierën e tij si boksier profesionist, ndërsa Pulevi në 26 ndeshjet që ka zhvilluar, ka humbur vetëm një herë, më 2014, nga Vladimir Kliçko.

Sfidanti.al