Ose njërin, ose tjetrin! Siti nuk i merr dot edhe Grilishin, edhe Kejnin!

Ishte e qartë,  por vetë klubi nuk e kishte bërë të qartë.  Për Harri Kejnin dhe Xhek Grilishin duhen rrumbullak 250 milionë paundë stërlina, të cilat as një superklub si Mançester Siti nuk i ka. Më në fund, edhe mediat britanike shkruan se Guardiola ka bërë të qartë se nuk  mund të merren të dy lojtarët bashkë. Grilish duket objektivi kryesor, me vlerë kartoni 100 milionë  paundë stërlina,  dhe nëse Siti ia del për ta siguruar kapitenin e Aston Vilës, atëherë ndjekja për Kejnin nuk do të ndodhë. Nuk dihet nëse kjo është e vërteta “lakuriqe” apo është një manovër, dhe nuk dihet nëse Kejni e Totenhemi do të jenë të kënaqur.

Sfidanti.al