Grizmani nuk ikën nga Barcelona, atëherë Saul ikën nga Spanja

Më në fund erdhi koha për t’i dhënë fund kohës në shtëpinë e fëmijërisë. Saul Nigez do të ikë nga Atletiko e Madridit, aty ku ka qenë që 14 vjeç, dhe destinacioni i tij do të jetë Anglia. Përfaqësuesi i Saulit ka shkuar në Angli për të biseduar për kalimin  e tij në Premier Ligë, dhe favoritë mbeten Mançester Junajtidi e Liverpuli. Më parë, destinacioni i Saulit mendohej të ishte Barcelona pasi Antuan Grizman duhej të shkonte në Madrid.  Barcelona duket se dëshiron ta mbajë Grizmanin,  kështu që Saul nuk mund të shkojë në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al