Kur, prillin e kaluar, në një ndeshje të Ligës së Evropës ndaj Anderlehtit, Zllatan Ibrahimoviç u dëmtua rëndë, shumëkush konsideroi se ai dëmtim shënoi edhe fundin e karrierës së Ibras në fushat e futbolltt, por jo Zllatani dhe Feniksi u rilind nga hiri, madje edhe më i fortë!
Ibra po e merr veten, shumë shpejt, dhe të gjithë mediumet anglezë shprehin bindjen se Zllatani, gjatë kësaj jave, do të nënshkruajë kontratën e re me Mançester Junajtidin. Megjithëse futbollisti suedez më i mirë i të gjitha kohërave, momentalisht, është lojtar i lirë, askush nuk dyshon se ai do ta vazhdojë karrierën.
Sfidanti.a;