Mbape ndjek taktikën e Nejmarit, konfliktohet në stërvitje!

Kilian Mbape është pranë largimit nga Monako që e tregoi edhe seanca stërvitore e fundit e këtij futbollisti të ri të talentuar francez, nga ekipi “princëror”, pasi ai u konfliktua me bashkëlojtarin e tij, Andre Raxhi, dhe, më pas, u largua fare nga stërvitja. Sipas mediumeve francezë, Mbape ndodhet fare pranë derës së daljes së Monakos dhe si destinacion i tij eventual kryesor përmendet PSZH-ja.

Situata rreth Mbapes te Monako të kujton atë rreth Nejmarit te Barcelona para largimit të këtij të fundit për te PSZH-ja. Edhe futbollisti brazilian në fjalë konfliktohej në stërvitje, duke e braktisur atë, para se të realizohej megatrasferimi i tij për te klubi francez i lartpërmendur. Transferimii Mbapes, sikurse thuhet, do t’i kushtojë PSZH-së 180 milionë euro.

sfidanti.al