Aleksis Sançez po rezulton një dështim në këtë sezon për Mançester Junajtid dhe klubi anglez po mendon ta shesë atë. Të paktën kjo është ajo që theksohet në median britanike sipas së cilës, Murinjo ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e Sançez i cili nuk e ka justifikuar pagën prej 500 mijë paund në javë që e bën atë futbollistin më të paguar.
I transferuar në muajin janar, Sançez ka zhvilluar 23 ndeshje me Mançester Junajtid në këto muaj duke shënuar vetëm 3 gola. Kiliani u la jashtë skuadre nga Murinjo në ndeshjen me Uest Hemin që Djajtë e Kuq e humbën 3-1, ndërkohë që në seancat e fundit stërvitore e ka kritikuar në sy të të gjithë futbollistëve të tjerë të skuadrës për paraqitjet e dobëta të tij në Old Traford.
Problemet për Sançez nuk mbyllen këtu. Aspekti sportiv është një tjetër telash për kilianin pasi Mançester Junajtid ka disa opsione në repartin e sulmit dhe këtu përmendim Lukakun, Rashford dhe Marsial, gjë që e bën shumë të vështirë misionin e kilianit për të siguruar një vend fiks në skuadrën e Djajve të Kuq
sfidanti.al