Njukasëll, tifozët cfarë banderole gjigande për ekipin e trajnerin

Në fundjavë, Njukasëll u përball me Liverpulin ndaj të cilit humbi 2-3 dhe tani është në vendin e 14 në Premier League. Megjithatë tifozët i qëndrojnë pranë kësaj skuadre dhe trajnerit të saj, Rafael Benitez, i cili ende nuk ka asnjë garanci për rinovimin e kontratës edhe pse ajo po shkon drejt skadencës

Për të treguar mbështetjen pa kushte të tyre ndaj ekipit dhe trajnerit, tifozët e Njukasëllit shpalosën në shkallët e stadiumin banderolën më të madhe që është parë ndonjëherë në një stadium futbolli. Banderola, që ishte e gjatë 78 m dhe peshonte 343 kg, u transportua nga Polonia ku ishte prodhuar, me anë të një furgoni

Banderola kushtoi 15 mijë Paund dhe për të investuan 2000 tifozë që paguan nga 7.5 Paund secili dhe emrat e tyre shfaqen në të. Po kështu në banderolë shkruhet edhe ‘Newcastle Football Club’ si dhe slogani ‘Me are the Mags’. Një banderolë kjo që e bëri humbjën e Njukasëllit në St. James Park më pak të hidhur.

sfidanti.al