Çelsi i thote zyrtarisht lamtumire Liges se Kampioneve sezonin e ardhshem. Klubi londinez qe ta arrinte kete objektiv duhej qe fillimisht te fitonte ndeshjen e tij me Njukasell dhe te shpresonte ne nje humbje te Liverpulit; asnje nga keto nuk ndodhi, ne fakt ndodhi krejtesisht e kunderta. Liverpuli fitoi thelle 4-0 me Brajtonin, ndersa Çelsi u poshterua nga skuadra e Benitez pasi u mposht 3-0.
Duajt Gejl dhe Ajos Perez dy here isjin ndeshkuesit e skuadres londineze qe mesa duket ishte me mendje te finalja e Kupes se Anglise ndaj Mançester Junajtid. Ajo çfare eshte me e trishtueshme eshte se Njukasell dominoi totalisht mbi Blute e Londres sidomos ne pjesen e pare ku u pa edhe nje statistike e frikshme 10 raste goli per Njukasellin dhe 0 per Çelsin. Ne fund skuadra e Benitez fitoi me merite te plote, ndersa Çelsi ashtu sikurse edhe Arsenali do te luaje ne Europa League.
Sfidanti.al