Nje poltrone per 2 persona; Alegri-Luis Enrike, gara per stolin e Arsenalit

Masimiliano Alegri e Luis Enrike jane kandidatet per pankinen e Arsenalit ne vend te Arsen Venger sezonin e ardhshem. Kjo eshte ajo qe theksohet ne median britanike sipas se ciles italiani e spanjolli jane ata qe preferohen me shume nga drejtuesit e klubit londinez.

Por si Allegri ashtu edhe Luis Enrike kane dyshimet e tyre persa i perket struktures se bordit drejtues duke qene se se fundmi te Topçinjte kane shkuar Raul Sanjehi dhe Sven Mislintat, i pari si Drejtor Teknik ndersa i dyti si Drejtor Sportiv.

Alegri padyshim eshte ne avantazh ne preferencat e Topçinjve te Londres kundrejt Luis Enrikes, nderkohe qe ne ambientet e klubit londinez flitet edhe per Karlo Ançelotin, Zeljko Buvac dhe Mikel Arteta me kete te fundit qe aktualisht eshte asistent i Guardioles te Mançester Siti.

Sfidanti.al