Liverpool ka barazuar 0:0 me Plymouth Argyle, e cila bën gara në EFL ne Ligen e dyte.
Liverpool dhe Plymouth Argyle do të zhvillojnë një tjetër ndeshje për të mësuar kualifikuesin në raundin e katërt të FA Cup, pasi ndeshje që u zhvillua në “Anfield” përfundoi pa fitues 0:0.
Liverpooli hyri në këtë ndeshje me shumë lojtarë të rinj, që edhe thyen rekord historik si formacioni me moshën mesatare më të re në histori të klubit, 21 vjet e 296 ditë. Pavarësisht kësaj, talentët e rinj dominuan ndeshjen, të cilët në pjesën e dytë u ndihmuan edhe nga disa lojtarë me përvojë që u inkuadruan nga Klopp, por portat mbetën të pa prekura.
Kështu, dy skuadrat do të përballen sërish javën e ardhshme për të mësuar kualifikuesin në fazën tjetër të Kupës së Anglisë.