Pas humbjes 4:2 nga Leicester City, Pep Guardiola e ka pranuar se Premierliga është shumë më ndryshe se La Liga e Bundesliga
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është dorëzuar. Pas humbjes 4:2 nga Leicester City, spanjolli ka thënë se tashmë e pranon se asnjë ndeshje nuk do të jetë e lehtë dhe se në Premierligë mund të humbasësh edhe nga ekipi i fundit në renditje, shkruan Gazeta Express.
“Para se të vija këtu më thanë se në Premierligë gjitha ekipet e mposhtin njëra tjetrën dhe tani e pranoi këtë. Do të jetë një sezon i gjatë. Duhet të punojmë shumë”, tha ai pas ndeshjes.