Nga Mesi te Kejni, sa shumë dëshira të Sitit për post-Agueron!

Paratë nuk mungojnë edhe pse nuk janë të pafundme. Po ashtu, jo gjithçka mund të arrihet pavarësisht pasurisë sepse ka lojtarë që më mirë luajnë për Realin, Barcelonën apo Bajernin. Gjithsesi, Mançester Siti po bën planet për verën, sepse duhet të zëvendësojë legjendën Sergio Aguero, që do të largohet në fund të sezonit. Mediat britanike shkruajnë se në listën e dëshirave të trajnerit Pep Guardiola mund të jenë emra të tillë si Kilian Mbape, Erling Haland, Romelu Lukaku, Harri Kejn dhe pse jo, edhe Lionel Mesi. “Deili Meil” shkruan se Erling Haland është në krye të listës, ndonëse Dortmundi ka deklaruar se do të kërkojë 180 milionë euro. Mbape mund të kushtojë po kaq, ndoshta edhe më shumë, por problem është rroga prej 700 mijë eurosh në javë që kërkon francezi. Harri Kejn mund të kushtojë ndoshta 150 milionë euro, ndërsa Totenhemi nuk do të dëshirojë t’ia japë një rivali anglez. Mesi mbetet një ëndërr, ndonëse është 33 vjeç. Gjithsesi, Siti duhet të gjejë një pasardhës për rekordmenin e klubit, pasi Aguero ka shënuar 257 gola në 384 ndeshje.

Sfidanti.al