Federata e Futbollit të Anglisë do t’i dënojë që të mos luajnë dy ndeshje të gjithë ata lojtarë që do të simulojnë në fushë, gjatë sezonit të ardhshëm, në ligat profesioniste angleze. Këto masa synojnë që nga futbolli anglez të çrrënjosen ose të reduktohen në minimum rëniet teatrale të lojtarëve në fushë. Ky rregull i ri do të nisë të aplikohet që në javën e parë të sezonit të ardhshëm në Premier Ligë dhe Championship (liga e dytë). Një komision prej tre vetash, nje ish-futbollist, një trajner dhe një gjyqtar, do të vendosë për simulimin dhe dënimin eventual.
Anglezët që janë shumë të ndjeshëm sa i kërket lojës korrekte, gjatë viteve të fundit, janë përballur me probleme të mëdha në fushë, simulime të shumta, shkelje të rregullave dhe mashtrime.
Sfidanti.al