Murinjo: Nuk do të isha mërzitur edhe sikur të humbnim ndeshjen

Mançester Junajtidi siguroi pjesëmarrjen në finalen e FA Kupës së Anglisë, ndërkohë që ekipi i Zhoze Murinjp mundi 2-1, duke përmbysur rezultatin, në “Uembli”, Totenhemin. Mbas ndeshjes, specialisti portugez lavderoi mentalitetim dhe mënyrën e lojës së futbollistëve të vet:

“Edhe sikur ta kishim humbur ndeshjen, nuk do të isha mërzitur dhe nxehur, sikurse më ndodhi mbas ndeshjes me VBA-në, megjithëse bëhej fjalë për gjysmëfinalen e FA Kupës. Qëndrimi në fushë i lojtarëve tanë meriton vetëm lavdërime, ata treguan se ishin përgatitur, plot besim te vetja dhe të gatshëm që ta ndihmonin njeri-tjetrin. Jam shumë i kënaqur, sa i përket këtij segmenti të lojës”, theksoi Murinjo.

 

Sfidanti.al