Bacelona po i afrohet “qindshes”, katalonjasit fituan trofeun e 93-të

Duke fituar Kupën e Mbretit të Spanjës, Barcelona e pasuroi edhe më shumë “ekspoziturën” e trofeve zyrtarë që ka fituar ky klub katalonjas vetëm në seksionin e futbollit – 93. Kjo arritje përbën një rekord absolut midis klubeve të pesë ligave më të forta të Evropës, ndërkohë që Barça po i afrohet ngadalë-ngadalë, por e sigurt, “qindshes” legjendare sa u përket trofeve të fituar.

Klubi katalonjas ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm që ekzistojnë në futbollin e klubeve, duke bërë pjesë në kategorinë, ku ndodhen, gjithashtu, Juventusi, Ajaksi, Bajerni dhe Çelsi.

Fundjavën e kaluar, shifra e lartpërmendur me siguri që do të bëhet 94, duke qenë se Barcelona është larg vetëm tri pikë matematike nga triumfi në La Ligën spanjolle. Në këtë listë, menjëherë mbas Barcelonës, vijnë Reali i Madridit me 90 dhe Bajerni i Mynihut me 68 trofe.

Sfidanti.al