Murinjo – Guardiolës: “Të gjithë ndryshojnë, vetëm ti JO!”

Mançester Junajdi duket sikur e mori pak veten mbas fitores 1-2 në fushën e Uest Bromuiç Albionit (WBA), por që “plaga” që i shkaktoi atij Mançester Siti (2-1), duket se ende është e freskët dhe këtë e tregon edhe “shigjeta” e fundit helmuese e Zhoze Murinjos në adresë të trajnerit të Sitit, Pep Guardiola, duke shpjeguar ndërkohë se përse ai nuk u gëzua, kur Lukaku shënoi gol në portëtn e WBA-së:

“Lukaku nuk e festoi golin që shënoi dhe arsyeja duhet të jetë se ai e vuri re se as unë nuk iu gëzova golit të tij. Unë nuk gëzohëm, sepse tani kam më tëpër përvojë dhe, kur ke më shumë përvoje, ti, je më i ekuilibruar. Ju nuk duhet të gëzoheni shumë, kur fitoni dhe, po ashtu, nuk duhet të bini në depresion, kur humbisni. Sidoqoftë, kjo nuk vlen për të gjithë, pasi disa njerëz nuk ndryshojnë, kurse unë kam ndryshuar”, vuri në dukje Murinjo, duke aluduar për festimin e çmendur të fitores nga ana e Guardiolës.

Sfidanti.al