Që Kristiano Ronaldo është, momentalisht, lojtari më i mirë në botë, këtë e provojnë edhe sukseset e njëpasnjëshëm të Realit të Madridit me numrin e madh të trofeve që ai ka fituar dhe, ç’është e vërteta, po të kihen parasysh këta të fundit, pozita e këtij futbollisti portugez, si nr.1 në botë, është “e paprekshme” në raport me Lionel Mesin. Dikush për trofetë, sa ka fituar Ronaldo, lufton gjatë të gjithë karrierës, kurse Ronaldo, gjatë vetëm vitit 2017, ka fituar 8 (tetë) trofe dhe çmime individuale. Nëse kihet parasysh ky fakt, atëherë, i bie që Lionel Mesi të jetë shumë mbrapa Ronaldos.
Ronaldo, më 2017, ka fituar tre trofetë më prestigjiozë: “Topin e artë” të “Frans futbollit”, çmimin “Best” si futbollisti më i mirë që jepet nga FIFA, dhe çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë të UEFA-s. Ronaldo, po ashtu, hyri në histori me titullin e mbrojtur të kampionit të Ligës së Kampioneve, titullin e mbrojtur të kampionit botëror të klubeve, Superkupën e mbrojtur të Evropës, Superkupën e Spanjës dhe La Liigën Spanjolle. Shkurt, Ronaldo ka fituar trofetë më të rëndësishëm në Evropë dhe në botë, duke i lënë “thërrimet” Mesit!
Sfidanti.al