Mllefi i Van Galit: “Dua të shkatërroj Mançester Junajtidin!”

Luis Van Gali, vitin e kaluar, u shkarkua si trajner i Junajtdit dhe,  në vend të tij, u vu Zhoze Murinjo. Mbas largimit të tij, Van Gali nuk i kurseu kritikat në adresë të Murinjos, duke thënë se loja e “djajve të kuq” është bërë e mërzitshme dhe difensive, ndërsa, tani, ai shkoi edhe një hap më tej, duke deklaruar se do të donte që të merrte ndonjë ekip të Premier Ligës angleze që të hakmerrej ndaj Murinjos dhe Junajtidit.

“Nëse pranoj që të drejtoj ndonjë ekip të Premier Ligës, atëherë, unë do të bëj gjithçka të mundur që ta shkatërroj Junajtidin”, i deklaroi Van Gali “Telegrafit” holandez. Sidoqoftë, ai tha se nuk ka asgjë personale kundër Mutinjos. “Në fakt, unë nuk kam se përse të akuzoj Murinjon, pasi ishin të tjerë ata që vendosëm për shkarkimin tim”, vuri në dukje trajneri i mirënjohur holandez që ka qenë asistent i trajnerit portugez te Barcelona në vitit 1997-2000.

Sfidanti.al