Sikurse duket, Antoan Grizmani nuk ka ndërmend që të lëvizë nga Atletiko e Madridit, kështu që trajneri portugez (Murinjo) do të realizoojë planin “B”. Nëse ManU-ja, me në krye Murinjon, do ta mundë Ajaksin në finalen e Ligës së Evropës, të gjithë “bateritë” do të përqëndrohen te sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku. Pritet që agjenti Mino Rajola ta bindë këtë lojtar të fuqishëm që të shpërngulet për tek “Old Trafordi”, megjithëse vetë Lukaku, në disa raste, ka thënën se do të dëshironte që të shkonte te Celsi. Dhe, ndërkohë që, nga ana tjetër, trajneri i Evertonit, Kuman, thotë se Lukaku do të vazhdojë të qëndrojë te ky klub, Evertoni, tanimë, e ka përcaktuar çmimin për këtë lojtar belg – 120 milionë euro.
Spekulohet se Murinjo është gati që ta paguajë këtë shumë, duke qenë se nuk ka zgjedhje tjetër; Ibrahimoviçi i takon së kaluarës, Runi, me siguri që do të ikë, deri te Beloti është ende e vështirë që të arrihet, kështu që Junajtidi është i detyruar që ta përmbushë kushtin e “karameleve” (Evertonit). Por edhe Lukaku duhet të bindet dhe, në këtë drejtim, Murinjo shpreson tek agjenti Mino Rajola që, sezonin e kaluar, solli në ekip Pogban dhe Mhitarianin. Kështu që, në një ardhme të afërt, pritet që të thyhet rekordi botëror i shitjes ose blerjes së një lojtari, pavarësisht se ku do të përfundojë Lukaku, tek Junajtidi apo te Celsi.
Sfidanti.al