Miliarderi rus Usmanov, pse vetëm Vengeri e ka fajin tek Arsenali

Miliarderi i njohur rus, Alisher Usmanov, i ka propozuar manjatit amerikan Sten Kronke që t’ia shesë atij 67 për qind të aksioneve të klubit anglez Arsenal për 1,3 miliard dollarë, njofton gazeta “Financial Times” që shton se, deri tani, këtij pasaniku rus i përkasin më shumë se 30 për qind të aksioneve të Arsenalit. Kështu që, nëse Kronke do të pranojë që t’i shesë aksionet e tij, atëherë, Usmanovi do të vihet në zotërim të 97 për qind të aksioneve të klubit anglez të mësipërm.

Sidoqoftë, Kronke, deri tani, nuk ka dhënë përgjigje, gjë që tregon se ai nuk është i interesuar për propozimin e miliarderit rus. Sido që të jetë, Kronke duhet të kthejë përgjigje me shkrim. Prillin e fundit, Usmanovi mori në mbrojtje trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger, ekipi i të cilit kishte rezultate të dobët, duke e kaluar përgjegjësinë për dështimet te Kronke dhe këshilli i drejtorëve të këtij klubi londinez që, sipas tij, kanë ndjekur një politikë të gabuar, sidomos, sa u përket transferimeve. Vetë Usmanovi nuk bën më pjesë në këshillin e klubit që merr vendimet më të rendësishëm.

Sfidanti.al