“Forest Green Rovers” – klubi i futbollit më ekologjik në botë!

Ky klub futbolli nga qyteti anglez Neilsuorth pretendon titullin e klubit më të pastër ekologjik në botë. Në stadiumin e këtij qyteti, janë vendosur panele (bateri) diellore që furnizojnë me energji elektrike të gjithë stadiumin dhe mjediset e tij. Të gjithë lojtarët e ekipit të klubit të lartpërmendur i përmbahen dietës vegjetariane, pra, nuk hanë mish! Në një të ardhme të afërt, ekipi i këtij qyteti të vogël anglez do t’i zhvillojë ndeshjet në një stadium, të bërë i gjithë nga elemente dhe strukturë druri, dhe të projektuar nga arkitekti i njohur britanik, Zaha Hadid.

Sfidanti.al