Murinjo blindon Pogbanë: Nuk do të largohet nga Mançester Junajtid

Pol Pogba nuk do të largohet nga Mançester Junajtid, të paktën jo për momentin. Trajneri Zhoze Murinjo është ai që ka konfirmuar qëndrimin e mesfushorit franceze edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht problemeve në raportet e tij me 25 vjeçarin

‘Mund t’ju garantoj se unë nuk e dëshiroj largimin e Paul pogba nga Manchester United-tha Murinjo-edhe klubi dëshiron ta mbajë atë. Nuk ka pasur asnjë lëvizje në merkato për të nga ndonjë klub apo edhe vetë agjenti i tij. për mendimin tim ai qëndron këtu’. Vetëm një ditë më parë, në median britanike u fiol shumë për lëvizjet e mino Raiolës për t’i gjetur një destinacion të ri klientit të tij. mësoher se italiani ia ofroi kartonin e  Pogbasë jo vetëm Paris sën Zhermenit, por edhe Realit të Madridit e Mançester Sitit.

sfidanti.al