Paris Sën Zhermeni nuk i ka mirë punët me rregullin e Fair Play Financiar. Kampionët e Francës janë të bindur se UEFA, që në fillim të sezonit nisi hetimet ndaj tij për respektimin e këtij rregulli, do të vërë sanksione, lajm ky që bëhet i ditur nga e përditshmja sportive franceze ‘L’Equipe’.
Sipas kësaj të përditshmeje, UEFA do ta ndëshkojë Paris Sën zhermenin pasi nuk i ka qëndruar kufirit të vendosur nga ky institucion përsa i përket defivcitit mes vlerës së blerjeve me atë të shitjeve të lojtarëve. përpara 4 vitesh ky kufi ishte 60 milionë Euro dhe Paris Sën zhermeni e ka kaluar vazhdimisht atë. Kështu sipas Transfermarkt, PSG në 2015 e kishte deficitin 92.2 milionë Euro, në 2016 ky deficit ishte 78.7 milionë, ndërsa në 2017 shkoi deri në 144 milionë Euro. dhe e gjtihë kjo pa marrë parasysh cështjen Mbappe të cilin Parisi e mori në formë huazimi me detyrim blerje për 180 milionë euro.
Ajo që nuk dihet është mënyra sesi do ta interpretojë UEFA këtë operacion merkatoje, ndërkohë që mësohet se ajo do të bëjë verifikimet edhe në lidhje me vleren reale të kontratave që PSG ka lidhur me qeverinë e Katarit nëpërmjet ‘Qatar Tourism Authority’. Komisioni i UEFA i Kontrollit Financiar të Klubeve pritet që të marrë vendimin për Paris Sën Zhermenin në fillim të muajit qershor.
sfidanti.al