Geri Nevil thekson se një transferim i tillë i përket traditës së klubit ku ai kaloi karrierën, pra tij të “Old Trafordit”. Ish-mbrojtësi beson se marrja e Harri Kejnit do të ishte një veprim në drejtimin e duhur, ndërsa edhe më parë Mançester Junajtidi ka kërkuar lojtarët më të mirë si Brajan Robsonin, Erik Kantonanë, Kristiano Ronaldon, Uejn Runin apo Rio Ferdinandin, apo edhe atëherë kur nuk ia ka dalë siç ndodhi me Alan Shirerin, Françesko Totin apo ndonjë tjetër.
Gjithsesi, lajmet nga Anglia janë që “djajtë e kuq” janë dorëzuar përpara çmimit të pretenduar nga Totenhemi për kartonin e Kejnit, 200 milionë paundë stërlina, rreth 230 milionë euro. Do të duhet të thyhet çdo rekord botëror, por Junajtidi do ta kishte të vështirë në një periudhë kaq të vështirë financiare. Gjithsesi, e thënë kjo, duket si një “tërheqje strategjike” e Ole Gunar Solskjerit dhe Uduordit, pasi nuk është e thënë që Junajtidi ta marrë Kejnin patjetër këtë vit. Kapiteni i Anglisë ka kontratë në “Uajt Hart Lejn” deri në 2024, pra Totenhemi është në pozicion të fortë, dhe rol vendimtar mund të luajë dëshira e hapur e vetë lojtarit, që në moshën 26-vjeçare mund të presë edhe një vit.
Sfidanti.al